Tuchel pasi turpëroi Serbinë: Ishim të frikshëm, ky është standardi ynë

10 shtator 2025 | 12:14

Anglia dha një paraqitje spektakolare në Beograd, duke mposhtur Serbinë me rezultatin e thellë 5-0 në kuadër të kualifikuesve të Botërorit. “Tre Luanët” dominojnë plotësisht, duke mos i lënë kundërshtarit asnjë hapësirë për reagim dhe duke bindur edhe teknikun Thomas Tuchel.

“Forma dhe loja e ekipit ishte e frikshme. Kishim intensitetin, disiplinën dhe mentalitetin e duhur. Objektivi ishte të mos lejonim asnjë goditje në portë, edhe pse Serbia është shumë e fortë në fushën e saj. Kjo ishte një paraqitje ku u pa gjithçka, por merita është e lojtarëve. Ky duhet të jetë standardi ynë”, u shpreh trajneri gjerman. Një nga protagonistët kryesorë ishte kapiteni Harry Kane, i cili gjeti golin e tij të 74-të me fanellën e Anglisë, duke treguar edhe një herë lidershipin në skuadër.

“Nuk është gjithnjë e lehtë kundër ekipeve që mbrohen me 11 lojtarë, por treguam durim dhe efikasitet. Ky kompeticion në fakt fillon tani. Do të ketë ndeshje të vështira deri në Botëror, por kjo fitore duhet të shërbejë si pikë referimi për ne”, u shpreh Kane. Me këtë sukses bindës, Anglia konfirmon ambiciet e saj për një rrugëtim të madh drejt Botërorit, duke lënë pas një sfidë ku gjithçka funksionoi në mënyrë perfekte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim ef.…