Turbullirat në kanalin Ibër-Lepenc shkaktojnë çrregullime në furnizimin me ujë në Prishtinë e Fushë Kosovë
25 tetor 2025
| 14:51
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar se ka turbullira në kanalin e Ibër Lepencit për shkak të punimeve teknike.
Si shkak i kësaj, KRU “Prishtina” thotë se ka probleme në ITU Shkabaj, gjë që ka çrregulluar furnizimin me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës dhe Prishtinës.
“Gjendja është duke u stabilizuar. Ndërsa në ITU Albanik dhe Badoc jemi duke punuar me kapacitete maksimale”, thuhet në njoftim.



