Turqia publikon pamje të ‘sulmeve ajrore kundër objektivave në Siri dhe Irak’
22 nëntor 2022
| 08:03
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka publikuar një video në të cilën thuhet se shihen fragmente të operacionit të saj ajror kundër “grupit PKK dhe degës së tij YPG në veri të Sirisë dhe Irakun verior”, pranë kufirit jugor të Turqisë.
“Kështu u shkatërruan strehimoret, shpellat, tunelet, depot e municioneve, të ashtuquajturat shtabe dhe kampe stërvitore të terroristëve që kërcënojnë sigurinë e vendit, kombit dhe kufirit tonë!”, është thënë nga ministria, shkruajnë mediat e huaja.
Pamjet erdhën pas fillimit të një operacioni të së dielës herët.
Ministria turke tha se operacioni u krye “në përputhje me të drejtën e vetëmbrojtjes sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara”.



