Turqia shpreson për sukses në bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës

15 maj 2025 | 17:04

Ankaraja ka arsye të shpresojë për suksesin e bisedimeve të Stambollit, të cilat do të jenë bisedimet e para të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës në më shumë se tre vjet, për t’i dhënë fund konfliktit

Kështu ka thënë të enjten ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas një takimi joformal të ministrave të jashtëm të NATO-s në Antalya, Fidan ka nënvizuar gjithashtu se ata duhet të inkurajojnë palët të bëjnë kompromis në mënyrë që të arrijnë një zgjidhje.

“Nëse qëndrimet e palëve harmonizohen dhe vendoset besimi, do të jetë ndërmarrë një hap shumë i rëndësishëm drejt paqes”.

“Kemi arsye të mjaftueshme për të qenë optimistë”.

“Sot, Presidenti ukrainas, z. (Volodymyr) Zelenskyy është në Ankara në bisedime me presidentin tonë (Rexhep Taip Erdogan). Një delegacion teknik nga Rusia është në Stamboll. (sekretari i Shtetit i ShBA-së Marco) Rubio është gjithashtu me ne këtu në Antalya. Vetëm këto vizita tregojnë se vullneti i nevojshëm për paqen po shfaqet më në fund”, ka thënë ai për gazetarë.

Megjithëse fillimisht ka propozuar bisedime në Stamboll të enjten, presidenti rus Vladimir Putin dukej i gatshëm të mos merrte pjesë në takim, pavarësisht se Zelensky pranoi të merrte pjesë personalisht.

Në vend të kësaj, Moska ka dërguar një ekip të kryesuar nga ish-ministri i Kulturës i linjës së ashpër Vladimir Medinsky në Stamboll. Zelensky e ka konsideruar këtë si një delegacion “shou”, i cili duket se ka pak autoritet për të marrë ndonjë vendim konkret.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka arritur në Shqipëri,…