Tym e flakë në Kanada, mijëra njerëz të evakuuar

30 maj 2025 | 08:49

Provinca kanadeze e Manitobës është përfshirë nga flakët, të cilat po përhapen me shpejtësi dhe kanë dalë jashtë kontrollit. Në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërkohë që 17 mijë njerëz janë evakuuar.

“Ky është evakuimi më i madh që Manitoba ka parë në historinë e saj”, tha kryeministri i Manitobws, Wab Kinew, në një konferencë për shtyp.

Kryeministra tha se njerëzit e evakuuar do të strehohen në mjedise sportive dhe qendra humanitare, në qytetet ngjitur.

Nga ana tjetër Forcat e Armatosura të Kanadasë ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë sa më shumë njerëzve dhe në përpjekje për të shuar flakët. Deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për viktima.
Kujtojmë se më herët, gjatë këtij muaji dy persona vdiqën nga zjarri pasi mbetën të bllokuar në një komunitet rural jashtë Winnipegut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
30 maji i çdo viti shënon Ditën Botërore të Sklerozës…