U përmbyll konferenca vjetore e sektorit bankar

06 dhjetor 2018 | 15:59

Sektori bankar në Kosovë ka përmbyllur konferencën vjetore në të cilën u diskutua mbi të arriturat e sektorit për vitin 2018 dhe për mundësitë dhe perspektivën e vitit të ardhshëm. Në hapje të konferencës, kryetari i Bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Ilir Aliu, njëherit kryeshef ekzekutiv i “ProCredit Bank Kosovo”, bëri një përmbledhje të përfromancës së sektorit ku potencoi rritjen e vazhdueshme të kredive dhe depozitave në Kosovë.

Ai ka thënë se kreditimi në Kosovë në vitin 2018 ishte zgjeruar me një ritem shumë të mirë respektivisht rreth 11.5%.
Aliu po ashtu ka deklaruar se edhe rritjen në kredimin e sektorit prodhues që ka arritur në 210 milion euro.
Gjithashtu, u prezantua edhe stabiliteti finacianci dhe performanca e portofolios kreditore, ku kreditë joperformuese shënuan 2.8% si një indikator i rëndësishëm. Ai falenderoi edhe të gjithë fuqinë punëtore të sektorit bankar të cilët po kontribojnë që sektori bankar të ketë këtë performancë dhe stabilitet dhe njëkohësisht shprehi nevojën për më shumë siguri në sektorin bankar si për stafin ashtu edhe për klientët pasi që këtë vit kishte një numër të shtuar të grabitjeve të bankave.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Mehmeti, shprehu mirënjohjen e tij për organizimin e kësaj konference nga Shoqata e Bankave dhe për bashkëpunimin e ngushtë me sektorin. Ai theksoi rënëdsinë që ka sektori bankar në zhillimin ekonomik të vendit duke potencuar indikatorët kryesorë dhe duke ju referuar fushave specifike ku mund të bëhet edhe më shumë si në aspektin rregullativ ashtu edhe në aspektin e përmirësimit të kushteve të kreditimit. “Standardet më të lehtësuara kreditore dhe zvogëlimi i normave të interesit në kredi kanë shërbyer si stimuj të rëndësishëm për rritjen e kërkesës për kredi, duke rezultuar në një rritje vjetore të kredive prej 11.6 për qind në muajin tetor të këtij viti. Në tetor 2018, norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.6 për qind, që paraqet një përmirësim shumë të madh në krahasim me një periudhë jo shumë të largët.”, deklaroi Mehmeti.
Gjithashtu u prezantua një pasqyrë e përformancës së sektorit banker të Kosovës në raport me vendet e Evropës Juglindore të cilën e prezantoin nënkryetari i Shoqatës së Bankave të Kosovës Robert Ëright, njëherit kryeshef ekzekutiv i “Raiffeisen Bank Kosovo”.

Ai paraqiti të dhënat e fundit të cilat tregojnë se Kosova në shumë aspekte qëndron më mire se raojoni, si në kreditë joperformuese ashtu edhe në normat të interesit për kredi si dhe në sistemet e pagesave. Megjithatë, u paraqitë edhe nevoja që të rritet përdorimi i kartelave bankare në Kosovë dhe të reduktohet paraja e gatshme e cila ndërlidhet edhe me nivelin e lartë të ekonomisë joformale.

Në këtë konferencë u organizua edhe një diskutim në panel i udhëhequr nga Eriola Bibolli, zëvendës kryeshefe ekzekutive e “ProCredit Bank Kosovo”.

Në panel gjithashtu kontribuan Sokol Havolli- zëvendës Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, Ruud Vermeulen, përfaqësues resident i FMN-së në Kosovë, Ahmet Ismajli, drejtor i Thesarit të Kosovës, Rinor Gjonbalaj, kryetar i Bordit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive.

Në përmbyllje, Petrit Balija, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, falenderoi të gjithë pjesmarrësit që kontribuan në këtë konferencë, sponsorët e konferencës respektivisht Bankat Komerciale, dhe njëkohësisht shprehu një mirënjohje për organizatën EFSE (Finance in Motion) të cilët kishin sponsoruar publikimin e revistes “The Kosovo Banker”, të cilën e publikuan dhe shpërndanë në konferencë në kuadër të temës Financimi i Zhvillimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkenda Dubova ndonëse nuk shquhet për suksese në karrierën artistike…