
U zhvilluan ndeshjet preliminare të Kupës së Kosovës në hendboll
14 tetor 2021
| 14:22
Janë zhvilluar ndeshjet e raundit preliminar të Kupës së Kosovës në hendboll.
Te hendbollistët, Trepça e ka mposhtur rivalin lokal, Vushtrrinë, me rezultatin 51:29. Befasi nuk ka lejuar as Kastrioti i Ferizajt. Kastrioti e mposhti Vjosën e Shtimes me shifrat 43:23. Në raundin e parë kaloi edhe Samadrexha.
Skuadra samadrexhase e mposhti KEK-un me rezultat 38:20. Edhe te hendbollistet u luajtën tri ndeshje në raundin preliminar të Kupës së Republikës së Kosovës. Derbin prizrenas mes Prizrenit dhe CLICK-ut e fitoi skuadra CLICK me rezultatin 12:9.
Ndeshjen KEK-u-Samadrexha e fituan mysafiret me rezultatin 39:29. Tutje ka avancuar edheDukagjin që fitoi bindshëm ndaj Llapushës (44:6).