
UÇK-së, përsëri i bën bashkë shqiptarët si dikur!
UÇK-së si guerilja më e suksesëshme e shekullit 20, ishte edhe si rezultatë i shqiptarëve që erdhën nga e gjithë bota dhe kapën armën për t’i dhën fund sundimit serbo-sllavë dhe argatëve të tyre në tokat shqiptare, e që me luftën e drejtë bënë që kauza e saj e drejtë të mbeshtetet edhe nga aleanca e Nato-s!
Sot, në Tiranë nuk jemi mbledhur thjesht për të mbrojtur disa emra.
Sot jemi këtu për të mbrojtur kujtesën tonë, dinjitetin tonë, gjakun tonë të derdhur për liri!
UÇK-së nuk ishte një ushtri pushtuese,
UÇK-së ishte britma e një populli të dëbuar, të djegur, të masakruar.
Ishte përgjigjja e nderit tonë, kur bota na shiqonte nga distanca!
A mund të quhet krim mbrojtja e fëmijës që qan në prehrin e një nëne të vrarë?
A është faj të mbash pushkën dhe të luftosh, kur Kosova po digjet?
Jo, nuk pranojmë që ata që i dhanë lirinë Kosovës, sot të mbahen peng i padrejtësis në emër të drejtësis!
Turp i qoftë kujtdo që përpiqet të barazojë viktimën me xhelatin!
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe çdo luftëtar i vërtetë i UÇK-së, nuk janë në bankën e të akuzuarve, janë në zemrat e çdo shqiptari!
Ata që luftuan për liri, sot kanë nevojë për ne.
Le të dëgjohet zëri ynë në çdo cep të botës:
LIRIA NUK GJYKOHET!
UÇK-SË NUK MUND TË POSHTËROHET!
Lavdi dëshmorëve! Lavdi UÇK-së!
Lavdi Shqipërisë e Kosovës dhe shqiptarëve të bashkuar me zemër, kudo që jetojnë!
Zafa