Udhëheqja e KRU ” Prishtina” takohet me përfaqësuesit e lartë të ARRU-së

10 shkurt 2022 | 14:11

Në kuadër të takimeve të rregullta me kompanitë e ujësjellësve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të Autoritetit  Rregullator për shërbime të Ujit gjatë ditës së sotme takuan zyrtarët e lartë të KRU ”Prishtina” sh.a.

Në këtë takim morën pjesë kryeshefi ekzekutiv i KRU ”Prishtina” z. Sokol Xhafa me zyrtarët e lartë të ndërmarrjes dhe drejoresha e ARRU-së znj. Hajrije Morina nga Autoriteti Rregullator i Ujit me stafin përcjellës.

U diskutuan çështje të rëndësishme si:  sfidat gjatë periudhës së pandemisë , caqet e vendosura për KRU ”Prishtina” lidhur me ujin e pafaturuar, arkëtimin, investimet kapitale nga burimet vetanake, efikasiteti i stafit , monitorimi i zbatimit të procesit tarifor, plani i menaxhimit të aseteve, harmonizimi i Planit të Biznesit me Planin e menaxhimit të aseteve, kontratat e shërbimit me konsumatorë dhe marrëveshjet me Komunat  si dhe zgjerimi i zonës së shërbimit.

Ua kujtojmë se,  KRU ”Prishtina ” sh.a. ofron shërbime për ujësjellës e kanalizim në tetë komuna: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Drenas, Shtime, Lipjan dhe Graçanicë.

Autoriteti Rregullator për shërbime të ujit  (ARRU) si autoritet i pavarur, është përgjegjës për rregullimin e veprimtarive të ofruesve të shërbimit të ujit Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Tahiri ka arritur rezultatin më të mirë në histori…