Udhëtimi në zonën Schengen do të ndryshojë nga viti 2020

25 prill 2018 | 22:05

Presidenca e Këshillit dhe përfaqësuesit e Parlamentit Europian arritën një marrëveshje mbi propozimin për Sistemin Europian të Informimit dhe Autorizimit e Udhëtimit (ETIAS).

“Marrëveshja e sotme është një tjetër hap i rëndësishëm në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Duke ditur se kush vjen në BE para se të vijnë në kufi, do të jemi më të aftë të ndalojmë ata që përbëjnë rrezik për qytetarët tanë”, tha ministri i Brendshëm bullgar, Valentin Radev.

ETIAS do të lejojë kontroll paraprak dhe nëse është e nevojshme të ndalojë autorizimin e udhëtimit për njerëzit e vendeve të treta të udhëtojnë në zonën Schengen.

Sistemi do të zbatohet për shtetasit e vendeve të treta që përjashtojnë vizat.

Klikoni këtu për të parë shtetet që hyjnë në listë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fotografi e rrallë, e 28 viteve më parë, e…