UEFA delegon gjyqtarin nga Kosova në fazën e Ligës të UEFA Conference League

01 tetor 2025 | 11:27

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Genc Nuza do të gjykojë në ndeshjen Lausann-Sport vs Breidablik, që zhvillohet më 2 tetor 2025, në orën 18:45, në “Stade De La Tuilière” në Lausanne.

Nuza në këtë ndeshje do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella. Në VAR do të jetë Dardan Çaka, ndërsa AVAR do të jetë Visar Kastrati.

Delegimi i gjyqtarëve nga Kosova në një ndeshje kaq të rëndësishme dëshmon edhe një herë për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e palodhshme të tyre ndër vite, si dhe për besimin që UEFA ka në drejtësinë e ndarë prej tyre.

FFK-ja është e bindur se ata edhe kësaj radhe do ta përfaqësojnë me nder dhe dinjitet futbollin tonë në arenën evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte do të…