
UEFA gjobit me 10 mijë euro Lech Poznanin pas banerit skandaloz “Kosova është Serbi”
13 gusht 2025
| 16:35
UEFA ka marrë masa disiplinore ndaj klubit polak KKS Lech Poznan, pas shfaqjes së një baneri provokues dhe politik me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës.
Ky akt, i konsideruar nga UEFA si një mesazh i papërshtatshëm për një ngjarje sportive, i kushtoi klubit polak një gjobë prej 10 mijë eurosh.
Përveç kësaj, Lech Poznań u ndëshkua edhe me 30 mijë euro dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (Tribuna II), për ndezje fishekzjarrësh nga tifozët. Klubi gjithashtu mori një gjobë prej 8 mijë eurosh për bllokimin e korridoreve publike gjatë ndeshjes.