UGjFA-ja themelon çmimin “Din Mehmeti”

07 nëntor 2019 | 17:45

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” me rastin e 90-vjetorit të lindjes dhe nëntëvjetorit të vdekjes së poetit dhe profesorit Din Mehmeti kanë organizuar një akademi përkujtimore.

Akademia do të mbahet në sallën e bibliotekës “Ibrahim Rugova” të qytetit të Gjakovës më 11 nëntor, me fillim nga ora 11:00. Me këtë rast Universiteti i Gjakovës, respektivisht rektori i tij Artan Nimani, ka themeluar edhe Çmimin “Din Mehmeti” për poezi, vepër letrare dhe shkencore.

Po ashtu, Universiteti i Gjakovës ka themeluar edhe komisionin profesional të UGjFA-së për ndarjen e çmimit të nderit “Din Mehmeti” për vitin 2019. Ky komision ka këtë përbërje: Prof. Asoc. Dr. Besim Muhadri, kryetar, Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, anëtare, Prof. Asoc. Dr. Kamber Kamberi, anëtar, Prof. Dr. Ilir Kelmendi, anëtar dhe Emirjeta Neziraj, përfaqësuese e studentëve të këtij universiteti, anëtare.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj A.M., për…