Uji “Rugove”, sponsor i FBK-së

14 mars 2019 | 11:46

Uji “Rugove” do t’i furnizojë të gjitha aktivitetet që organizohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës, përfshirë këtu Përfaqësuesen A të Kosovës, përfaqësueset e reja të Kosovës, Kampin Nacional të FBK-së, FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizionin B në konkurrencën e femrave që do të mbahet në Prishtinë, turnetë ndërkombëtarë të kategorive të reja në të dyja konkurrencat, klinikat për trajnerë dhe për gjyqtarë.

Marrëveshja për këtë sponsorim është arritur të mërkurën kur është nënshkruar marrëveshja në mes të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe korporatës “Rugova”, produkti uji “Rugove”.

Në emër të FBK-së kontratën e ka nënshkruar Elvira Dushku, sekretare e Përgjithshme, kurse në emër të Korporatës “Rugova”, produkti uji “Rugove”, kontratën e ka nënshkruar përfaqësuesja e kësaj kompanie, Leana Rexhepi.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdim të vizitës së zyrtare në Tokio, kryetari i…