Ukraina dislokon qindra antidronë kundër sulmeve ruse

19 shtator 2025 | 12:18

Ukraina planifikon të dislokojë së shpejti qindra antidronë, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve në shkallë të gjerë me dronë rusë, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Denys Shmyhal.

Në një konferencë për medie me homologun e tij polak, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, Shmyhal ka thënë se “kur Rusia të lëshojë deri në 800 dronë brenda një nate të vetme, siç ka bërë më parë, Ukraina do të duhet të përgjigjet me jo më pak se 1 000 dronë interceptues”.

Ai ka thënë se “Ukraina do ta arrijë këtë nivel”, por shtoi se “nuk mund të specifikoj se kur do të jetë në gjendje të vendosë një numër të tillë”.

Ai ka thënë se “sfida kryesore nuk qëndron në kapacitetin e prodhimit, por në kontrollin e antidronëve nga toka”.

Forcat ruse kanë lëshuar vazhdimisht numër të madh dronësh kundër Ukrainës, ndonjëherë duke mbingarkuar sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori Austin Butler ka blerë një pronë në Los Angeles…