Ukraina kërkon përshpejtimin e bisedimeve të paqes
08 shkurt 2026
| 15:30
Ministri i Jashtëm i Kievit, Andrii Sybih, ka thënë se udhëheqësit ukrainas dhe rusë duhet të takohen personalisht për të zgjidhur çështjet më të vështira të mbetura në bisedimet e paqes dhe se vetëm presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka fuqinë për të arritur një marrëveshje, shkruan “Reuters”.
“Ukraina dëshiron të përshpejtojë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës katërvjeçare dhe të përfitojë nga momentumi në bisedimet e ndërmjetësuara nga ShBA-ja përpara se të hyjnë në lojë faktorë të tjerë, siç është fushata për zgjedhjet e mesit të mandatit të Kongresit të ShBA-së në nëntor, ka thënë ministri Andrii Sybiha në një intervistë.



