Unioni Berlin zyrtarizon trajnerin e ri

26 nëntor 2023 | 14:11

Union Berlin e ka konfirmuar emërimin e Nenad Bjelicës si trajner të ri të klubit.

52-vjeçari zëvendëson Urs Fischer, i cili u shkarkua dy javë më parë pas një ecurie katastrofike, e cila e sheh klubin një vend larg fundit të Bundesligës.

Bjelica ka qenë trajner te Austria Wien dhe Dinamo Zagreb ndër të tjera dhe së fundmi ka punuar për Trabonzspor.

Ndeshja e tij e parë në krye të Unionit do të jetë një ndeshje jashtë fushe në Ligën e Kampionëve kundër Bragas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Prishtina Weather” ka njoftuar për motin që do të mbajë…