
Unioni i Bizneseve Shqiptare – Gjermane përshëndet krijimin e qeverisë së re
Unioni i Bizneseve nga Gjermania falenderon poashtu qeveritë e kaluara të Kosovës, së fundi qeverinë e Kryeministrit z. Haradinaj, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë në projektet dhe organizimet e Unionit.
Mbetëmi më shpresë dhe pritje që qeveria e re në vazhdimësi do ta mbështet Unionin në rrugën e implementimit të projekteve të startuara në kuadër të platformës së bashkëpunimit dhe investimeve të përbashkëta të anëtarve të Unionit në Kosovë.
UB i dëshiron punë të mbarë dhe suksese qeverisë së re në rrugën e ndërtimit dhe përmirësimit të mirëqenjës ekonomike dhe sociale të çdo qytetari në Kosovë. Kjo do të arrihej me ngritjen e niveleve profesionale humane dhe ekonomike, atraktivitetit investuës nga jashtë dhe krijimin e një klime stabile dhe të besuëshme për afaristët dhe gjithë qytetarët e Kosovës.
Punë e mbarë dhe suksese!
Me Respekt Nazmi Viqa