Unitedi ndalet nga WBA-ja

14 shkurt 2021 | 17:03

WBA-ja ka arritur të befasoj Manchester Unitedin, duke luajtur baras të dielën, 1:1. Me këtë barazim “Djajtë e Kuq” bëjnë një hap prapa në luftë për titull të kampionit në Premier Ligë.

Ndeshja nisi furishëm për vendasit që në minutën e dytë shënuan me Mbaye Diagne për 1:0.

Por mysafirët barazuan me Bruno Fernandesin në minutën e 44-t. Pjesa e dytë e ndeshjes u dominua nga Unitedi, lojtarët e të cilit rrezikuan disa herë.

Në mundësi të mirë shënimi ishin Marcus Rashford, Edinson Cavani dhe Fernandes, por ishte portieri Sam Johnstone, që ua mohoi golin. Pas këtij barazimi Manchester Unitedi është në pozitën e dytë me 46 pikë nga 24 ndeshje, WBA-ja renditet në vendin e 19-të me 13 pikë. Prinë Manchester City me 53 pikë, por ka një ndeshje më pak se Unitedi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas humbjes së Juventusit 1-0 ndaj Napolit në stadiumin “Diego…