Universiteti Kombëtar i Mbrojtjes në Uashington mbështet ushtrinë e Kosovës

12 dhjetor 2018 | 12:14

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Uashington, i cili është duke mbështetur ngritjen profesionale të oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

Gjate vizitës në këtë universitet Veseli ka takuar nënkolonelin e FSK-së, Enver Voca si dhe majorin e Policisë së Kosovës, Luan Keka të cilët po i kryejnë studimet në ketë universitet.

Veseli ka paralajmëruar se edhe shumë oficerë të tjerë nga Kosova që do të studiojnë në këtë universitet falë partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Universiteti Kombëtar i Mbrojtjes në Uashington është një nga institucionet që po e mbështetë ngritjen profesionale për oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Takova në këtë universitet, Vice Admiralin Fritz Roege, të cilin e falënderova për përkrahjen. Me të dhe kolegët e tij diskutuam për mbështetjen në të ardhmen për institucionet tona të sigurisë, në veçanti ushtrisë së Kosovës. Shumë i lumtur që kjo mbështetje nuk do të mungojë. Gjate vizitës në këtë universitet takova edhe nënkolonelin e FSK-së, Enver Voca si dhe majorin e Policisë së Kosovës, Luan Keka të cilët po kryejnë studime në ketë universitet. Edhe shumë të tjerë do të vijnë falë partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rikthimi i Yaya Toures në skuadrën e Olimpiacosit në verë…