UP-ja hap konkursin për master e doktoratë

21 shtator 2019 | 09:19

Është hapur konkursi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për pranimin e studentëve në studimet e masterit dhe doktoratës për vitin akademik 2019/20.

Në një njoftim drejtuar për media, nga UP-ja u bë me dije se në studimet postdiplomike-master, për ketë vit akademik, do të regjistrojë 2425 studentë, ndërkaq, në studimet e doktoratës do të pranojë 116 studentë.

Për të dy nivelet e studimeve afati për aplikim do jetë deri më 26 shtator.

Për të kuptuar më shumë rreth kushteve të aplikimit, klikoni në LINK..

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, presidenti Ilir Meta kujton porosinë…