Uragani “Dorian” lë 5 viktima dhe shumë të zhdukur në Bahamas

03 shtator 2019 | 14:24

Në Bahamas është thelluar bilanci i viktimave nga uragani “Dorian”. Numri i viktimave ka arritur në 5. Të shumtë janë edhe të zhdukurit, ndërsa vorbulla e fuqishme e ajrit vijon rrugëtimin në brigjet e Shteteve të Bashkuara.

Njerëz që përpiqen të shpëtojnë mes ujërave të furishëm të përmbytjeve tregojnë momentet e vështira që përjetuan banorët e Bahamasit, nga pasojat e uraganit “Dorian”, i konsideruar si ndër më të shkatërrimtarët në historinë e këtyre ishujve.

Bilanci i të vdekurve është thelluar në 5. Të shumtë janë edhe të zhdukurit por edhe të plagosurit. Nga bilancet paraprake të dëmeve përllogariten 13 mijë ndërtesa të shkatërruara. Me mijëra janë edhe automjetet e dala jashtë përdorimit nga përmbytjet.

Në mediet sociale vijojnë të publikohen xhirime të banorëve gjatë kulmit të fuqisë së uraganit.
Uragani vijon rrugëtimin në brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara, me një fuqi të reduktuar deri në 100 km/orë. Niveli i rrezikshmërisë është tashmë mesatar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup turistësh amerikanë e kanë takuar rastësisht mbretëreshën britanike…