Uran Ismaili vazhdon takimet me njerëz aktiv të kryeqytetit

24 gusht 2025 | 21:51

“Sot, në Parkun e Qytetit, patëm një pasdite të paharrueshme me njerëz aktiv të kryeqytetit që kanë vendosur për një Prishtinë që u shërben të gjithëve, dhe që ju kanë përgjegjur fuqishëm thirrjes sonë për bashkim.

Mes muzikës, pijeve dhe energjisë së mirë, u ndjemë si një familje e madhe që ndan të njëjtin besim: se Prishtina meriton më shumë.

E ardhmja e kryeqytetit nuk ndërtohet nga njerëz në zyra, por nga qytetarët që marrin përgjegjësi, që bashkohen dhe nuk pranojnë ta shohin qytetin e tyre duke ngecur.

Jam thellësisht mirënjohës për secilin prej jush që na u ka bashkuar deri sot. Por ky është vetëm fillimi.

Bashkohu edhe ti në kohaperprishtinen.com dhe bashkë do ta ndërtojmë Prishtinën që funksionon për të gjithë.”, ka shkruar në njoftimin e tij në “Facebook”, kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili.

#KohaPerPrishtinen ➡️

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se…