Uran Ismaili zotohet për 100 autobusë të rinj dhe zhbllokim të trafikut për 18 muaj në Prishtinë

27 gusht 2025 | 11:25

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka folur për gjendjen e rënduar të transportit publik në kryeqytet, duke theksuar se që nga viti 2016 nuk është blerë asnjë autobus i ri.

Ai tha se shumë lagje të Prishtinës nuk mbulohen fare nga linjat urbane, ndërsa aty ku kalojnë autobusët mungojnë stacionet dhe pritoret.
Qytetarët shprehen të pakënaqur me vonesat dhe menaxhimin e dobët komunal.

“Është problem te puna e autobusëve, për arsye se nuk e ke kurrë të sigurt kohën e arritjes, menaxhimi nuk është i duhur në këtë aspekt”, tha një qytetare.

Një banor nga Kodra e Trimave shtoi: “Atje nuk kemi as stacion, as kurrgjë, hiç. Na kanë lënë komplet. Është tmerr”.

Përballë kësaj situate, Ismaili ka shpalosur zgjidhjen e tij për tejkalimin e këtij problemi, duke paraqitur planin për transformimin e trafikut urban në kryeqytet: Shtim i 100 autobusëve të rinj për të mbuluar të gjitha lagjet; Krijimi i korsive të dedikuara për autobusë, ku mundësohet qarkullimi çdo 7 minuta; Renovim i stacioneve me ulëse, ndriçim dhe tabela dixhitale informuese dhe Transport publik falas për të gjithë qytetarët deri në fund të mandatit.

“Është koha për një trafik urban që funksionon për të gjithë. Është koha për Prishtinën”, përfundoi Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Dusan Vlahovic tek Juventusi është përfolur shumë,…