URIMI LUFTARAK I ALI AHMETIT PER DITËLINDJEN E SHKODRAN TOLAJ

11 maj 2025 | 18:21

Të rralla i ka paraqitjet Kryekomandanti i UÇK-së, Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, në urime të ditëlindjeve të të tjerëve!

E bëri një përjashtim më 16 Prill 2025, me një telefonatë, kur ia uroi ditëlindjen Ish-Drejtoritit të Ansamblit Shqiptar të Këngëve dhe Valleve në Maqedoninë e Veriut!

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Gjeneral Ali Ahmeti, i bëri një urim si askujt deri më sot, e uroi për ditëlindje me stil luftarak, luftëtarin e madh kombëtar, artistin e madh të kombit tonë, tenorin e madh shqiptar, të jashtëzakonshmin Shkodran Tolaj!

Çdo shqiptar do të ishte me fat, i priveligjuar e i nderuar, ta merrte një urim për ditëlindje nga njeri prej bijëve më të mëdhenj e më besnik të kombit tonë, sikur është njëri prej Udhëheqësve më të mëdhenj të popullit, Atdheut e Kombit shqiptar, personaliteti i shquar Ali Ahmeti, i cili në momentet më vendimtare, din të ofrojë stabilitet politik, e të krijojë unitet kombëtar politik, ashtu sikur na ka porositur e sikur na ka mësuar e na ka udhëzuar, Kryetrimi e Strategu legjendar i mbarë kombit, Gjergj Kastrioti Skenderbeu!

Urimi i shqiptarit legjendë Ali Ahmeti, për ditëlindje të Shkodranit, do të mbetet një nga urimet më të mëdha që i ka bërë Lideri i Kombit dhe si i tillë do të hyje në analet e historisë dhe do të mbetet i shënuar me shkronja ari, sepse përpos tjerash është konstatim dhe paralajmërim për rikthim në pozitën e Drejtorit të Ansambit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare të Shkodran Tolajt, prandaj tingllon luftarak e historik urimi: “…Dhe mezi se presim që të rikthehesh ne pozicionin ku ke pasur suksese jo kulturore, por luftarake, andaj si luftëtar të uroj shëndet e rrofsh, sa do vet…”!

I nderuar miku im Shkodran Tolaj, ditëlindja Jote e 16 Prillit 2025, është data e dytë e rëndësishme e ditëlindjes Tënde të 16 Prillit 1980!

Në mes 16 Prill 1980 dhe 16 Prill 2025, brenda nuk janë vetëm 45 vite, por është edhe një vijë e kuqe e demarkacionit në jetën Tënde, e vendosur nga njëri prej Udhëheqësve të LPK-së, e njërit prej themeluesit të tri Ushtrive Çlrimtare të Atdheut tonë të ndarë padrejtësisht, e Atij që hyri me luftë të armatosur çlirimtare në jetën ushtareke, politike, kombetare e shoqërore të Maqedonisë së Veriut, në të cilën, me urdhër e vendim historik të bëri Drejtor të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Shqiptare!

Jetë të gjatë e të lumtur, shëndet e suksese kombëtare luftarake, pasardhësi i denjë i Komandantit të famshëm të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Gjeneral Sylejman Vokshit!
Urimi luftarak i Kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit, Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Liderit të Frontit Europian Ali Ahmeti, është nder i madh që të është bërë, mbaj me mburrje në gjoksin Tënd dhe marrsho me mburrje përpara, se të qëndron pas AA!

Suksese!

Me respekt,
Njëri prej shokëve të Ali Ahmetit,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 11 Maj 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona të tjerë janë arrestuar për fotografimin e votës,…