Ushtarë letonezë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë në Zubin Potok

16 shkurt 2025 | 15:51

Ushtarë letonezë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje dhe ushtarë italianë nga Batalioni i Forcave Operacionale Rezervë të KFOR-it kanë patrulluar në Zubin Potok, në veri të Kosovës.

Misioni paqeruajtës i NATO-s ka njoftuar se ushtarë “kryen një patrullë rutinë” për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në atë zonë.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, është thënë në njoftim.

KFOR-i ka theksuar se si zakonisht se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i përsëriti se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak më parë PDK-ja tash edhe LDK-ja në Shtime kanë…