
Ushtria izraelite: Do vazhdojmë të godasim objektivat bërthamore, Irani nuk do ta shndërrojë Lindjen e Mesme në varreza
Operacioni izraelit kundër Iranit nuk do të përfundojë derisa ne të eliminojmë kërcënimin bërthamor dhe raketat balistike, tha ushtria izraelite (IDF).
Në një bisedë telefonike me gazetarët, shefi i Drejtorisë së Operacioneve të IDF, Oded Basiuk u shpreh se ata do të vazhdojnë të godasin objektivat bërthamore.
“Ne do vazhdojmë të godasim objektivat bërthamore, sipas një plani dhe në një kohë që është e përshtatshme për ne. IDF nuk do të lejojë që një Iran bërthamor ta kthejë Lindjen e Mesme në një varrezë”, tha Oded Basiuk.
IDF sqaroi gjithashtu se objektivat përfshijnë gjithashtu shkencëtarë bërthamorë, mbrojtje ajrore, dhe qendra komande ushtarake.
“Ne po godasim regjimin terrorist, jo njerëzit, të cilët meritojnë një të ardhme më të mirë. Ata që na rrezikojnë janë udhëheqja në Teheran, jo njerëzit që ecin nëpër rrugët e Shirazit”, shtoi Basiuk.