
Ushtria izraelite thotë se dhjetëra objektiva ushtarake u sulmuan në të gjithë Iranin
22 qershor 2025
| 16:57
Ushtria izraelite po vazhdon të sulmojë Iranin pas bombave amerikane që goditën tre lokacione bërthamore.
Forca ajrore e vendit thotë se më herët sot 30 avionë luftarakë “sulmuan dhjetëra objektiva ushtarake në të gjithë Iranin, duke përdorur më shumë se 60 municione”.
I pari në valën e sulmeve shënjestroi një “seli të raketave strategjike në rajonin e Yazdit”, thonë ata, përpara se të shtojnë se “lokacionet ushtarake” u sulmuan në Isfahan, Bushehr dhe Ahvaz.
Si kujtesë, sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth, thotë se ShBA-ja “shkatërroi programin bërthamor iranian” në sulmet e kryera gjatë natës në tre lokacione – Fordo, Natanz dhe Isfahan, shkruan BBC.