
Ushtria turke trajnon ushtarët e FSK-në
Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke në Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë (R3K), Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses trajnimi me murtaja 81mm, të udhëhequr nga instruktorët e kontingjentit turk.
FSK-ja ka njoftuar nëpërmjet faqes në “Facebook” se trajnimi i realizuar kishte për qellim ngritjen e kapaciteteve ushtarake në nivel të regjimentit dhe rritjen e ndërveprushmerisë me partnerët në fushën e mbështetjes me zjarr për këmbësori të lehtë.
“Në ceremoninë përmbyllëse komandanti i kontingjentit turk, kolonel Sabri Gökhan Karamursel u nda i kënaqur me bashkëpunimin dhe mundësinë për të ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së. Ndërsa komandanti i R3K, nënkolonel Ilir Beqiri falënderoi kontingjentin turk për mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në, duke shpresuar që ky bashkëpunim do të vazhdoi edhe në trajnime dhe bashkëpunime tjera të përbashkëta”, ka njoftuar FSK-ja.