
Uzuni: Asnjë kundërshtar s’është i pakalueshëm
Myrto Uzuni ishte futbollisti i radhës që doli në konferencën për shtyp para duelit ndaj Polonisë.
Sulmuesi që po kalon një formë fantastike në Hungari ka shprehur besimin për një rezultat pozitiv.
“Të gjithë e dimë rëndësinë e këtyre ndeshjeve, do të japim maksimumin sepse asnjë kundërshtar nuk është i pakalueshëm. Kur sulmuesit shënojnë ekipi ka më shumë besim, por të gjithë jemi së bashku dhe nuk e kemi vëmendjen se kush shënon.
Pozicioni në fushë? Jam shumë i lumtur që jam pjesë e ekipit Kombëtar, e vendos trajneri pozicionin tim në sulm.
Grupi? Jemi duke folur për futbollistë të nivelin e lartë në futboll, mendoj se ne mund të luajmë me çdo kundërshtar. Kur është grupi i njëjtë ne i dimë karakteristikat dhe i dimë lëvizjet e tyre.
Unë hyj për çdo ndeshje për të fituar dhe shpresojmë që do t’ia dalim. Kam shënuar katër herë dhe kam asistuar katër herë në Champions dhe dua që të vazhdojmë këto ritme.
Ferencvaros? Normalisht që jam i përqendruar tek Ferencvarosi, e mira nuk ka fund, por dua të përqendrohem tek Kombëtarja”, deklaroi Uzuni.