
Vajza e Jakup Krasniqit: Babi, zëri yt i fuqishëm në Hagë dridhi tokën shqiptare
Vajza e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Gresë Krasniqi në profilin e vet në “Facebook” ka shkruar se zëri i babait të saj në Hagë sot dridhi tokën shqiptare.
“Babi, zëri yt i fuqishëm në Hagë, dridhi tokën shqiptare sot. Babi, sot ndoshta lotët nuk i mbajmë dot por deklarata jote e fuqishme na dha forcë”, ka shkruar Gresë Krasniqi.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Babi,
Zëri yt i fuqishëm në Hagë, dridhi tokën Shqiptare sot.
Babi, sot ndoshta lotët nuk i mbajmë dot por deklarata jote e fuqishme na dha forcë. Sot, dhimbja është e fortë por më e fortë është krenaria që ndjejmë për ty.
Babi, sot mbahesh padrejtësisht, por do të kthehesh fitimtar.
Të presim babi dhe të duam shumë!
Me dashuri,
Sevdija, Gresa, Qëndresa, Altini dhe Çlirimtarja.
(Epoka e re)