
Vajza e të mbijetuarës së dhunës seksuale: Nënës sime iu deshën 20 vjet për ta gjetur zërin e saj
Me një rrëfim personal, Venesa Sylejmani, vajza e të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Shyrete Tahiri-Sylejmani, ka hapur Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Ajo ka treguar plagët e trashëguara nga lufta dhe ndikimin e tyre ndër breza. Ajo ka thënë se nënës së saj i janë dashur 20 vjet për ta gjetur zërin e saj.
“Në moshën 4-vjeçare unë isha dëshmitare e një krimi të luftës. Për 15 vjet të gjata, shëndeti im mendor dhe fizik ishte i rrezikuar rëndë. Deri dy vjet më parë, kur vendosa që nuk do ta lejoja më të më shkatërronte mua, ne, apo këdo tjetër. Lufta ka shumë viktima edhe pasi ajo ka përfunduar, shpesh duke qenë fëmijët e vegjël që janë shumë të pafuqishëm për të shëruar veten, për t’u mbrojtur dhe për t’u mbështjellë nga gjërat që nuk mund dhe nuk duhet t’i kuptojnë. Iu deshën nënës sime 20 vjet për të gjetur zërin e saj dhe megjithëse unë ende po e gjej timin, do ta përdor me krenari për ata që nuk kanë zë: si aktiviste për traumën ndërbreznore, çështjet e shëndetit mendor dhe për t’i dhënë fund stigmës për fëmijët anembanë botës. Trauma ndërbreznore nuk më përcakton dhe nuk do të më kufizojë kurrë”, ka thënë Venesa Sylejmani.