Vaksinohen 10 mijë qytetarë brenda 24 orëve të fundit
22 korrik 2021
| 15:14
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar 10 mijë qytetarë kundër Covidit.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 9 999 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333 705 doza të vaksinës. Deri më sot 99 377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.



