Vaksinohet Atifete Jahjaga

22 korrik 2021 | 15:27

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë me dije se të enjten është vaksinuar kundër Covidit.

Me këtë rast, ajo ka falënderuar stafin mjekësor për shërbimin dhe punën profesionale që janë duke bërë.

“Sot, në sallën ‘1 Tetori’ u vaksinova edhe unë. Bota po vazhdon të sfidohet dhe ballafaqohet me pasojat e Covid-19. Shumë të tjerë humbën më të dashurit e tyre si pasojë e virusit, kështu duke krijuar një boshllëk në zemrën e secilit në një formë ose tjetër. Tani, kur vendi jonë është i gatshëm të vaksinoj qytetarët, ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe të drejtën tonë pasi që kjo është mënyra më e sigurt për t’i shpëtuar virusit. Gjithashtu, falënderoj stafin mjekësor për shërbimin dhe punën tejet profesionale. Ishit shpresa jonë më madhe, në luftën me Covid-19”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse fansat e kritikuan që poston foto ku ekspozon…