Valon Murati: Isha dëshmitar i betejës së Vokrrit me vdekjen
09 qershor 2018
| 13:07
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë sot në orët e paraditës.
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se ishte me kryetarin e FFK-së kur pësoi sulmin.
“Fëmijët sot kanë Mesin e Ronaldon. Ne idhull kishim Fadil Vokrrin. I trishtuar që nuk i mbijetoi sulmit. Edhe më i trishtuar, që isha dëshmitar i kësaj beteje. Le t’i prehet shpirti në paqe!”, ka shkruar Murati.