
Valverde vazhdon kontratën me Realin deri 2025
24 gusht 2021
| 12:52
Fede Valverde do të mbetet në Madrid. Sipas gazetarit Mario Cartagena, Valverde do të nënshkruajë kontratën e tij të re së me Real Madridin së shpejti.
Futbollisti ka kontratë aktuale deri në vitin 2025, por klubi ka dëshiruar ta vazhdojë atë dhe ta blindojë yllin e tyre me marrëveshje të re.
Mesfushori do të nënshkruajë edhe për dy vite, që i bie do të mbetet në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2027,
Paraqitjet e mira të 23-vjeçarit kanë shtyre drejtuesit e “Los Blancos” që të vazhdojnë bashkëpunimin. Uruguaiani me kontratën e re do të përfitojë rritje page, dhe do të ketë klauzolë largimi prej 1 miliardë euro.