Vasseur: Hamiltoni duhet të ketë besim tek unë

07 maj 2025 | 13:40

Gara e fundit e Formula 1 zhvilluar në Majemi tregoi se Ferrari është shumë larg pritshmërive. Jo vetëm kaq, por pilotët po tregohen të paduruar dhe po debatojnë mes tyre dhe drejtuesve, duke nisur një krisje.

Ai që kërkohet të vendosë qetësi te “kokëkuqja” është shefi Frederic Vasseur, që pas garës amerikane ka pasur një takim “kokë më kokë” me 7 herë kampionin e botës, Lewis Hamilton. Përmbajtja e bisedës u zbulua nga vetë francezi.

“Shqetësimi im nuk ishte se ai duhej të fliste me mediat. Përkundrazi, midis nesh duhet të jemi të qartë se në këtë situatë ai duhet të kuptojë pozicionin tim”, ka thënë shefi i Ferrarit. “Ai duhet të më besojë mua, unë mund t’i besoj atij. E njëjta gjë vlen edhe për Charles. Kur marr një vendim, e marr për Ferrarin”, ka shtuar Vasseur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është shënuar 27-vjetori i rënies së heroit Bahri Fazliu,…