
“Vatra” dhe “Dielli” përkrahin simbolin e lulëkuqes
27 dhjetor 2022
| 17:10
Në faqen zyrtare të gazetës “Dielli”, që botohet në New York të SHBA-së, u publikua lajmi se Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” dhe gazeta “Dielli” mbështesin dhe përkrahin propozimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet Simbol Unik përkujtimor i viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” e vlerëson lartë këtë përkrahje dhe falënderon drejtuesit e kësaj federate atdhetarësh në SHBA.