
Vazhdon bllokada në Kuvend
11 korrik 2025
| 11:34
Asgjë e re. Bllokada në Kuvendin e Kosovës vazhdon. As për herën e 45, deputetët e Kuvendit nuk kanë arritur ta konstituojnë legjislaturën e nëntë parlamentare.
Lëvizja Vetëvendosje është duke insistuar që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të bëhet me votim të fshehtë ndonëse kishin provuar një gjë të tillë ta bëjnë në mënyrë të hapur, por kanë dështuar.
Ndërsa ish-partitë opozitare janë duke insistuar që zgjedhja e kryetarit të bëhet me votim të hapur.
Pas dështimit të 45-t, seanca konstituive do të vazhdojë pas 48 orëve, përkatësisht të dielën në orën 11:00