Vazhdon numërimi i votave me kusht, ky është rezultati

01 mars 2021 | 10:28

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat janë vendosur në ditën e zgjedhjeve në vendvotimet e dyfishta, por edhe në adresa të ndryshme jashtë vendvotimeve.

Janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë komunave të ndryshme dhe që do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Nga numërimi i cili ka filluar mbrëmë, Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë për dallim të partive tjera politike.

Kujtojmë se pas përfundimit të këtyre votave do të numërohen edhe fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë Kosovës nga 2 deri më 12 shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara për kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës…