
Vazhdon problemi me mbeturinat, rruga ‘Rexhep Luci’ e stërmbushur nga bërlloku
18 maj 2025
| 15:22
Problemi i menaxhimit të mbeturinave vazhdon të mbretërojë në Prishtinë, duke shqetësuar qytetarët dhe duke krijuar një pamje të pakëndshme në kryeqytet.
Mbeturinat e grumbulluara janë parë edhe në rrugën “Rexhep Luci”, një prej pikave kryesore të qarkullimit.
Qytetarët që kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejt, për “Klankosova.tv”, kanë dërguar pamje nga grumbullimi i mbeturinave që pothuajse e kanë bllokuar edhe parkingun.