Vdekja, çasje nga aspekti kriminalistik

05 nëntor 2021 | 16:01

Shkruan: Arben Dashevci

Padyshim se vdekja është fatkeqësia më e madhe qe i ndodhë njeriut…

Por, vdekja është proces natyrorë.

– Kush ka lindur edhe do të vdes. Më pas se si ndodhë ky proces, aty ka lloje të ndryshme deri tek ajo që të shpie deri te vdekja.

– E mira është se ne nuk e dimë kur do vdesim, dhe nuk do ta dimë kurrë përderisa jetojmë deri në frymën e fundit.

Çasja ime  në këtë shkrim është absolutisht krejt tjetër. Është çasje nga aspekti kriminalistik  (vdekja, trupi i vdekur, kufoma). Edhe pse pak e rëndë si temë, por edhe  këto duhet t’i shkruaj dikush. Në këtë rast, unë si studiues i kriminalistikës dhe çështjeve të sigurisë, e shkruaj edhe një  temë të ndjeshme dhe pak sa të sikletshme, por me qëllimin më të mirë për të përcjellë një mesazh dhe APEL.

Kam shkruar edhe më herët për tema të ngjashme (vrasjet, vetëvrasjet, dhunimet etj), por ja që çasja ime është kjo, pra  unë shkruaj dhe nuk ndalem së apeluari.

Po shkruaj për vdekjet  e dhunshme, e kjo  për shkak të shqetësimit të madh ku këto dukuri kanë filluar të marrin përmasa shumë shqetësuese dhe nuk po ndalen!

Vdekjet e dhunshme po ndodhin aq shumë tek ne në këto kohët e fundit, sa që po paraqet trishtim në popullatë. -Bëhet fjalë për rëndësinë e atyre që e punojnë këtë punë të vështirë, por të shenjtë në esencë.

Profesionistët -Dhe kjo e paraqet esencën e gjithë shkrimit tim.

Profesionisti kur e zbulon shkakun e vdekjes, ai ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm për arsye se po zbulohet e vërteta!

Viktimat kërkojnë  drejtësinë, dhe drejtësisë duhet ti japësh hakun deri ne fund. -Nuk duhet ndalur kurrë, ai që e  punon këtë punë (profesionisti), duhet ta di se kjo punë e vështirë dhe tepër e ndërlikuar është e shenjtë dhe mbetet e tillë.

Gjurmohet e vërteta mbi rrethanat e vdekjes. -Çfarë bëri kryesi me këtë vepër. Kush e bëri, ku e bëri, kur  e bëri, si  e bëri, me  çka  dhe përse e bëri, me kë dhe çfarë shkaktoi  me këtë vepër të shëmtuar penale, të cilësuar si e shëmtuar dhe e ligë? !

Të ia marrësh dikujt jetën (ta privosh se jetuari), është akti më i rëndë penal dhe njerëzorë.

Prandaj o njerëz mos u vrani ndërmjet vete, se nuk vritet vëllai.

Plagët shpirtërore ndoshta edhe  shërohen, por  dhimbja nuk shërohet, nuk ka kohë që e shëron dhimbjen.

Aspekti kriminalistik:

Betimi i hetimit praktik të vrasjeve/vdekjeve

Edhe mjekët kanë betimin e tyre, dhe të tjera profesione gjithashtu. Nuk e di a e keni lexuar ndonjëherë betimin e hetuesit (të kriminalistikës) nëse jo, atëherë, ju lus për disa minuta ta  lexoni tani, ju lutem:

Hetimi i vrasjeve është detyrë shumë komplekse kërkimore që i besohet zyrtarit të policisë. Ju si zyrtar i policisë të cilit i është besuar kjo detyrë e keni obligim të zhvilloni konceptin për dinamikën dhe parimet e zbatimit profesional të hetimit të vrasjeve.

Hetimi praktik i vrasjeve përmban idenë që “të gjitha çështjet të kryhen drejt për herë të parë” dhe që “dija është forcë” dija është avancuar nga përvoja, fleksibiliteti dhe arsyeja e shëndoshë.

Mbani mend: ju punoni për hatër të Zotit! (Metodika Kriminalistike)

Dëshmitë:

Dëshmia më rëndësishme e cila padyshim tregon se është kryer vepër penale është “trupi i vdekur” dhe se me rastin e gjetjes së tij duhet kushtuar vëmendje të posaçme.

Me së shpeshti këtë e hasim në vendin e vrasjes, por ndodh për shkak të ofrimit të ndihmës bartet deri në entin shëndetësor (ambulancë, spital), mund të vdes rrugës ose në entin shëndetësor, etj.

Nëse trupi (kufoma) pas ofrimit të ndihmës mjekësore gjendet në spital, ku konstatohet vdekja,  është e dëshirueshme që t’i bëhet shikimi, dhe gjithmonë duhet bërë shikimi.

Sepse nga aspekti kriminalistik është e rëndësishme të bëhet përshkrimi i hollësishëm dhe kontrollimi i kufomës gjatë shikimit. Kjo procedurë mund të ofroj shumë informata të dobishme operative për të ardhur tek e vërteta, sepse ajo që synohet është gjithmonë e vërteta.

Përshkrimi:

Përshkrimin e kufomës e bënë mjeku specialist i mjekësisë ligjore, ndërsa  kontrollimin e jashtëm të kufomës me qëllim të gjetjes së gjurmëve dhe të përcaktimit të mënyrës dhe të mjeteve të vrasjes krahas mjekut të mjekësisë ligjore, mund ta bëjë edhe tekniku i kriminalistikës (Forenzika) dhe ekspertët tjerë, varësisht nga mjeti me të cilin është bërë vrasja (balistiku, traseologu, biokimisti etj).

Të gjitha faktet e gjetura gjatë kontrollit dhe përshkrimit të kufomës fiksohen me procesverbal mbi shikimin,  fotografohen dhe ruhen.

Sidomos është e rëndësishme që pamja e jashtme e kufomës hollësisht të konstatohet në mënyrë që të mos ndodhë ndonjë gjë gjatë transportit të kufomës për obduksion, të mos shkatërrohen ose  ndryshohen gjurmët relevante, të cilat nuk janë gjetur gjatë shikimit, ose madje edhe të krijohen edhe gjurmë të reja që nuk kanë të bëjnë me veprën penale të vrasjes dhe kryerësin e saj, sepse mund të shprehet negativisht në efikasitetin e rrjedhës së mëtejme operative, sidomos me rastin e formimit te versioneve.

Masat adekuate:

Në vendin e ngjarjes ndërmerren masa adekuate për përcaktimin e identitetit të kufomës në pajtim me rregullat kriminalistike taktike dhe teknike, meqenëse fakti gjithashtu është i rëndësishëm  për formimin e versioneve dhe planifikimin e mëtejmë të përpunimit kriminalistik.

Përpunimi kriminalistik:

Vendi i gjetjes së kufomës duhet të fiksohet saktë në procesverbalin e shikimit të vendit të ngjarjes, me skicim dhe fotografim të vendit të ngjarjes, në mënyrë që të mos paraqitet kurrfarë problemi në rikonstruimin eventual të ngjarjes kriminale.

Është i nevojshëm edhe përshkrimi i hollësishëm i pozitës në të cilin është gjetur kufoma duke pasur  kujdes për pozitën e duarve dhe të këmbëve për atë se a ka mbajtur në dorë kufoma ndonjë send apo ndonjë përmbajtje tjetër, si dhe gjendjen e rrobave dhe këpucëve në kufomë.

Pasi që të fiksohet  me procesverbalin pozita e kufomës, tekniku i kriminalistikes do ta fotografoj atë në kuadër të tërë vendit të ngjarjes.

Pastaj fotografohet edhe pamja e kufomës me gjurmët e dukshme, duke pasur kujdes që gjurmët të fotografohen me profil proporcional.

Çdo detaj ka rendësi, për të vërteten kërkohen edhe detajet më të vogla.

Përshkrimi i kufomës bëhet sipas rregullave kriminalistike teknike, ku gjithsesi përfshinë gjininë, madhësinë, moshën dhe formën e flokëve, qerpikët, hundën, vetullat, sytë, dhe veshët.

Kontrollimi i kufomës:

Qëllimi i kontrollimit të kufomës, është gjetja e mikrogjurmëve dhe gjurmëve të tjera dhe kjo behët në fazën dinamike të shikimit.

Vëmendjen sidomos  duhet drejtuar  në gjetjen e gjurmëve të kryesit dhe në gjurmët e dheut  në këpucë, shuplaka të duarve dhe në rrobat e viktimës, me qëllim që të vërtetohet se a është vendi i vrasjes aty ku është gjetur kufoma.

Mjeku specialist i mjekësisë ligjore i përshkruan hollësisht të gjitha lëndimet e dukshme në trupin e kufomës dhe gjendjen e ti/ saj në aspektin e njollave  të vdekjes dhe shtangësisë.

Varësisht nga mënyra e vrasjes, duart e viktimës mund të jenë burim i rëndësishëm informativ, pa marrë parasysh se a është fjala për gjurmë nën thonjëz apo për ndonjë mikrogjurmë tjetër që rrjedhin nga kryesi .

Të gjitha këto masa merren, vetëm për një arsye të thjeshtë zbulimin e së  vërtetës dhe vetëm të vërtetës.

E vërteta del gjithmonë në pah herët a vonë dhe për të vërtetën duhet bërë gjithçka, deri sa të zbulohet ajo .

Se sa zgjatë hetimi deri te zbulimi i së vërtetës, është çështje e profesionistit, i cili merret me rastin.

E rëndësishmja dhe thelbësorja është  që profesionisti duhet të lihet i qetë të punoj, nuk duhet të ketë ndërhyrje dhe presion në asnjë rast, nuk duhet të lejohet që profesionisti të ketë shqetësime.

Dhe më e rëndësishmja nga të gjitha gjërat është e vërteta absolute. Kur e vërteta del në pah, atëherë edhe për viktimat është më lehtë, sepse fitohet besimi, dhe kjo e vërtetë është lehtësim.

Profesionisti në lëmine e vet, duhet të jetë autonom në punën e vet, llogari duhet dhënë vetëm te zi ngjiri komandues, i cili është përgjegjës për të dhe çështjen me të cilën  ai merret.

Me suksesin e një profesionisti, ka sukses shteti. Gjithashtu vlen të përmenden edhe studentët, ardhmëria e këtij vendi, sepse ata në laboratorët kriminalistike mësojnë studim rasti/ case study. Të njëjtit arrijnë të marrin njohuri dhe bëhen gjeneratë e suksesshme në lëminë e tyre!

Ky shkrim i shkurtë është apel. Çdo njeri i cili e donë vendin e vet, dhe kontributi  sa do i vogël që është si ky shkrim i imi modest, nëse vetëm një njeriu i shërben si këshillë ose e ndihmon, atëherë edhe sikur ta kisha boten në dorë dhe krejt çka ka në të, nuk do të mund të krahasohej me gëzimin tim!

Mitrovicë: 05.11.2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë U21, Alban Bushi, e ka…