Vdekja e 45-vjeçares te Liqeni i Batllavës, policia jep detaje

04 maj 2025 | 17:11

Rreth orës 12:15 të së dielës është raportuar për një trup të pajetë te Liqeni i Batllavës.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor emergjent kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pas verifikimit është konstatuar se viktima është një grua rreth 45-vjeçare, pa shenja jete.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.

Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe autoritetet janë duke punuar për të ndriçuar plotësisht këtë rast tragjik.

Rrethanat e vdekjes së gruas së gjetur në liqen mbeten të paqarta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, mbi 13…