Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë kur e mendojmë që shoku ynë po mbahet në Hagë e s’u lejua ta vizitojë

25 dhjetor 2025 | 12:00

Kryetari  i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka shkruar për vdekjen e babait të Salih Mustafës, Jahja Musatafa.

Ai ka thënë se janë të prekur thellë dhe se dhimbja bëhet edhe më e rëndë kur kujtohet se ish-ushtari i UÇK-së, Sali Mustafa po mbahet në Hagë dhe që s’iu lejua ta vizitonte babain e tij në momentet e fundit të jetës.

“Lajmi për vdekjen e Bacës Jahja Mustafa na preku thellë. Dhimbja bëhet edhe më e rëndë kur mendojmë se djali i tij, shoku dhe bashkëluftëtari ynë, po mbahet padrejtësisht nga Gjykata Speciale dhe nuk iu lejua mundësia ta vizitonte babain në momentet e fundit të jetës. Ngushëllime të thella për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur Bacën Jahja. Pusho në paqe, Bace!”, ka shkruar Gucati në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…