Vdekja e nënës së Veselit, Krasniqi: Nëna Ajshe rriti dhe edukoi bijtë e saj në frymën e atdhedashurisë

07 janar 2022 | 13:02

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se me dhimbje të madhe ka marrë lajmin për vdekjen e nënës së ish-kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli.

Krasniqi ka thënë se nëna Ajshe ishte grua e fortë dhe bujare, e cila ka edukuar të bijtë e saj në frymën e atdhedashurisë.

Me këtë rast, Krasniqi ka ngushëlluar Veselin dhe familjen e tij për vdekjen e më të dashurës së tyre.

Në këtë fillimvit, me dhembje të madhe morëm lajmin për vdekjen e nënës së ish-kryetarit Kadri Veseli, nënës Ajshe.  Nëna Ajshe ishte grua e fortë e bujare, nënë e një heroi të gjallë, që i rriti e i edukoi bijtë e saj në frymën e atdhedashurisë. Një jetë e tërë me sakrifica, pa kursyer asgjë nga vetja, ku krenaria mposhti mallin për të birin, që në çdo etapë i shërbeu Kosovës. E tillë ishte jeta e nënës Ajshe, e cila i mbylli sytë pa e pasur pranë djalin e saj, Kadriun.  Unë dhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës sot i bashkohemi dhembjes së familjes Veseli dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.  Shpirti i nënës Ajshe u prehtë në paqe!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se…