
Vdekja e tre të rinjve kosovar në Luksemburg, Ramosaj: Lajm i rëndë, na tronditi të gjithëve
02 shtator 2025
| 17:30
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ngushëllon familjen e tre të rinjve kosovar që vdiqën në aksidentin në Luksemburg.
Ramosaj përmes një postimi në Facebook tha se ky ishte një lajm i rëndë që i tronditi të gjithë.
“Në këto momente të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Bajraktaraj e Kastrati, si dhe të gjithë të afërmve të tyre, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë e durim për ta përballuar këtë dhembje”, ka shkruar Ramosaj.