Vdes Bilall Kqiku, ditë më parë u hodh nga një ndërtesë për t’i ikur policisë

14 korrik 2025 | 16:46

Ka vdekur Bilall Kqiku, i dyshuari për vrasjen në Kolovicë të Prishtinës më 26 mars të vitit 2024, i cili mrëmjene së enjtes në tentim për t’u larguar nga policia, ra nga lartësia e një ndërtese në Lagjen e Spitalit.

Kqiku fillimisht ishte dërguar në Emergjencën e QKUK-së e më pas kishte kaluar në Mjekim Intenziv për trajtim të mëtejshëm.

Ndërkaq, sipas policisë, i dyshuari po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Në banesën e tij ishin gjetur dhe sekuestruar një sasi prej gjashtë kilogramë e 172.6 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 38.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 0.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit tusi, 0.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit ekstazi, një peshore digjitale, një karikator, një këllëf i armës, 1000 euro, 20 franga, 110 denarë të Maqedonisë së Veriut, dhe 50 dinarë serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mikrobiologu i njohur kosovar, Lul Raka, po qëndron aktualisht në…