
Vdes edhe 19-vjeçari pas humbjes së prindërve në aksidentin tragjik në Llapushnik
21 gusht 2025
| 21:40
19 vjeçari, Fatlum Gashi, që u aksidentua ditë më parë në Llapushnik nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Ai është ndarë sonte nga jeta, ndërsa ishte në trajtim intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK, transmeton klankosova.tv.
Rastin për Klan Kosova, e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Dr. Damir Haxhitasimi.
I riu, nga ky aksident fatal ditë më parë, humbi edhe të dy prindërit.