
Vdes ish-kandidati për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e fundit
23 shkurt 2023
| 21:32
Ka ndërruar jetë politikani opojali Xhevxhet Tahiri.
Tahiri ishte kandidat për kryetar të komunës së Dragashit në zgjedhjet e fundit të mbajtura në tetor të vitit 2021.
Kështu ka bërë të ditur televizioni Opoja i Dragashit në faqen e tyre në Facebook.
Tahiri ka qenë kandidat për kryetar të Dragashit nga partia “Balli Kombëtar”.
Varrimi i të ndjerit bëhet ditën e premte, me namazin e Xhumasë.