Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Ilir Morina nga Malësia e Vogël e Rahovecit

14 dhjetor 2025 | 19:44

Në moshën 47-vjeçare ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Morina, nga Malësia e Vogël (Radostë) e Rahovecit.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur vëllai, Jahir Morina-Gipa.

I ndjeri do të varroset ditën e hënë, më 15 dhjetor 2025, në ora 13:00, në vendlindjen e tij, në fshatin Radostë (Malësi e Vogël).

Njoftimi i plotë i familjes:

Me dhimbje të thellë dhe zemra të thyer po i japim lamtumirën vëllait tonë të dashur,

Ilir Avdyl Morina

(09.09.1978 – 14.12.2025)

Ikja jote e hershme na la një boshllëk të madh në zemrat tona, por kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë tek ne.

Ishe vëlla i dashur, njeri i mirë dhe shembull për familjen.

Iliri ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili e deshi pafund këtë vend dhe dha gjithçka nga vetja për lirinë dhe dinjitetin e tij. Emri dhe vepra jote do të mbeten përherë të gjalla në kujtesën tonë.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.”

Allahu të mëshiroftë, ta zgjeroftë varrin me dritë dhe të shpërbleftë me Xhenetin Firdeus.

Qoftë i lehtë dheu për ty.

Do të na mungosh pafund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili,…